Rrëshqitje gurësh në aksin Burrel-Milot dhe në tunelin e Shkopetit
Prej ditës së djeshme e duke vazhduar gjithë natën rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash duke rrezikuar jetët e personave dhe bllokimin e akseve rrugore.

Rruga Burrel-Milot ka pësuar rrëshqitje gurësh. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por qarkullimi në këtë aks është vështirësuar duke bërë që automjetet të qarkullojnë vetëm në një sens.

Rrëshqitje gurësh ka patur gjithashtu edhe pranë tunelit të Shkopetit.



Shtuar më 24/09/2019, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori