Arrestohen dy të rinjtë, i bënë shoshë me plumba makinën korçarit

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy të rinj pasi akuzohen për vrasje në tentative.

Blutë bënë me dije se në pranga ranë shtetasit me inicialet F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

Ata akuzohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15 tetor të vitit të kaluar në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.


Shtuar 29.05.2020 14:20