Një makinë ka dalë nga rruga në aksin nacional Korçë-Maliq dhe është
përmbysur këtë mëngjes.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se
mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të Libonikut, ndërsa dyshohet se shkak për këtë të jetë bërë lagështira në rrugë e si pasojë
mjeti ka rrëshkitur dhe është
përmbysur.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital. Policia aktualisht ndodhet në vendngjarje.
Shtuar më 09/01/2021,
ora 09:12