Rrëshqit në humnerë nga akulli mjeti me dy punonjës të Bashkisë Librazhd
Një makinë me dy punonjës të Bashkisë Librazhd raportohet të ketë rënë në humnerë.

Mjeti po shoqëronte një fadromë e cila po hapte rrugën e bllokuar nga dëbora.

Punonjësit kanë mundur të hidhen nga mjeti në momentin që ai po rrëzohej.

Punonjësit e plagosur janë dërguar në spital, ku mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti ka rrëshkitur nga akulli në rrugë.
Shtuar më 13/01/2019, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori