Aksidentohet kamioni, domatet bëhen “salcë” në autostradë (VIDEO)

Një kamion me domate është aksidentuar në një autostradë të zonës Sacramento në Kaliforninë Veriore. Si pasojë të gjitha domatet u derdhën nëpër rrugë. Ndërkohë, nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

Sakaq, Patrulla e Autostradës së Kalifornisë dhe Caltrans nisën menjëherë punët për pastrim.

Kujtojmë që të hënën në mëngjes në Interstate 80, pranë Vacaville, një tjetër kamion derdhi domate me vlerë rreth 50,000 paund./