Rreshjet rrëzojnë urën e fshatit Vukpalaj
Pëlqej
Ura e fshatit Vukpalaj në rrugën Shkodër-Hani i Hotit është rrëzuar si pasojë e rreshjeve të shiut të ditëve të fundit që kanë rritur ndjeshëm prurjet në zonë.
Sipas njoftimeve që vijnë nga shtabi i emergjencës, mësohet se ura e fshatit Vukpalaj është shembur pas përmbytjeve nga rreshjet e dendura.

Dy persona që po kalonin me dy automjete në këtë aks, kanë qenë në rrezik nga rrëzimi i urës. Lumi mësohet se ka marrë me vete edhe dy automjete pasagjerët e të cilave kanë arritur të shpëtojnë pasi kanë hapur dyert dhe kanë dalë nga makinat. (albeu.com)
Shtuar më 10/11/2010, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori