Rrëqethëse, si e mbrojti me trup nëna të birin nga makina me 130 km/orë
Pëlqej
Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur dje në "Malin e Robit" ku humbën jetën dy shtetas, vjehrri dhe nusja.

Ekspertët e Policisë Rrugore kanë dalë në përfundimin se drejtuesi mjetit tip "Toyota Corolla", Halil Koka, po udhëtonte me shpejtësi 130 kilometra në orë, kur limiti i lejuar ishte 90 km.

Sipas dëshmitarëve, Edlira Pisku, mbrojti me trupin e saj nga aksidenti, djali e vet 8 vjeç, shkruan Abc News.

I mituri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Koka tentoi të mashtronte Policinë, duke i kërkuar pasagjeres që udhëtonte me të, Ilda Parroj, të merrte fajin përsipër, sikur ajo ishte në drejtim të automjetit.

Fillimisht 30-vjeçarja ka pranuar, por pas shumë dëshmive në vendin e ngjarjes uniformat blu zbuluan se drejtuesi i makinës Toyota ishte Halil Koka.

Ky i fundit ka pranuar se ka qenë ai shofer dhe ka thënë se makina i doli jashtë kontrollit për shkak të lagështirës në rrugë. /albeu.com/

Shtuar më 25/02/2018, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori