Me largimin e kryeministrit Rama nga Shkodra është përmbyllur edhe protesta e opozitës në këtë qytet.
Kryetarja e Bashkisë
Shkodër dhe ish-deputeti Flamur Noka kanë dal para turmës duke ju bërë thirrje që të mos përplaseshin me policinë dhe se protesta kishte mbaruar për sot.
Mirëpo, turma e revoltuar nga aktet e ditës së sotme, nuk ka dëgjuar thirrjen e tyre duke marrë para nga këta të fundit.
Pamjet e mëposhtme tregojnë qartë momentin e përplasjes mes palëve në protestë, ndërsa kujtojmë se thirrjet kundër Ramës, dhe për një protestë paqësore në qytetin e Shkodrës kanë vijuar gjatë gjithë marshimit të PD-së ditën e sotme, ndërkohë që
kryetarja e Bashkisë
Shkodër i bëri thirrje disa herë policisë për mosprovokim të qytetarëve.
Kujtojmë se mitingu i sotëm i kryeministrit Rama është cilësuar si i jashtëligjshëm në
Shkodër, pasi
kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti Voltana Ademi deklaroi se nuk kishte dhënë leje për një gjë të tillë.
Shtuar më 20/06/2019,
ora 21:40