Rrëmbimi në Kamzë: I vëllai nuk dorëzoi 283 kg kokainë në Angli, banda hakmerret në Shqipëri
Hetues anglezë janë duke bashkëpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e pengmarrjes së Jan Prengës, babait të 5 fëmijëve në Kamëz. Kjo për arsyen se njëri nga vëllezërit Prenga, ka qenë në përgjim në Angli, i i dyshuar për transportues droge, korrier. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije, se një grup kriminal me qendër në Shijak, ka dashur të fusë në territorin anglez 283 kg kokainë.

Në një episod të mëparshëm ky grup ka futur në Angli, 60 kg kokainë. Droga është futur nga një port i Anglisë, dhe nxjerrësi i drogës ka qënë njëri nga 3 vëllezërit Prenga që banon në Angli. Ky episod është monitoruar nga agjentët e antidrogës në Britani.

Në dhjetor të 2019, grupi ka përdorur sërish një nga vëllezërit Prenga, për të nxjerrë nga porti 283 kg kokainë dhe futur në territorin anglez. Sasia e drogës ka dalë nga porti, por nuk është çuar në destinancion nga njëri prej vëllezërve Prenga. Si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri ka marë peng Jan Prengën, vëllain e personit që nuk dorëzoi në destinancion 283 kg kokainë.

Marrja peng e Jan Prengës në Kamëz, është kryer duke përdorur sende të forta dhe armë. Sipas policisë e prokurorisë, autorët kanë përdorur makinën e një këngëtareje, automjet i cili është vjedhur. Policia refuzon të jepë emrin e këngëtares që i është vjedhur makina.

Pengmarja ka ndodhur për të detyruar vëllain tjetër PrengaAngli të tregonte se ku e kishte çuar drogën, e nxjerë nga porti.

Bisedat mes personave në Shqipëri dhe Angli janë përgjuar nga autoritet angleze. Policia angleze ka dhënë informacion dhe ka bashkëpunuar me policinë Shqiptare.

Nga përgjimet vëllai i Jan Prengës në Angli, shprehet disa herë “…ku ma keni çuar vëllanë, ku ma keni çuar vëllan녔.

Nga kamerat filmike, është provuar se Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resortin Garden në Shijak, pasi është rrëmbyer me forcë në Kamzë. Ka shumë dyshime se Jan Prenga ka ndëruar jetë si paosjë e plagëve dhe goditjeve të shumta që ka marrë nga rrëmbyesit.

Jan Prenga është nxjerrë i vdekur nga ambjentet e resortit Garden, siç shfaqet në disa episode të kamerave të sigurisë pranë resortit, por trupi i tij ende nuk është gjetur./Shqiptarja.com


Shtuar më 28/01/2020, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori