Rrëmbimi i Jan Prengës, Lala zbulon detaje: Qetësi e frikshme!
Videoja që ka zbuluar pamjet me trupin e Jan Prengës dhe autorët që përpiqen të mbulojnë gjurmët e krimit është plot 27 minuta.

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodjana Lala, tha sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” se se personat që akuzohen dhe shfaqen në pamjet e publikuara duke nxjerrë trupin e Prengës nga furgoni i bardhë kanë vepruar me një qetësi të tmerrshme.

“Është e frikshme. Janë tre ditë regjistrime dhe tre ditë pamje e filmime të sekuestruara ata kanë vepruar me një qetësi të frikshme, kanë fshirë gjurmët e gjakut, kanë hequr rrobat dhe kanë pirë edhe cigare. Ata janë filmuar edhe në momentin që po e ruanin viktimën, para se ta merrnin peng,”- tha Lala.

“Pengu ka hyrë i pajetë në resort rreth orës 12:30. Ai është nxjerrë nga automjeti Range Rover dhe më pas është transportuar në një furgon brenda garazhdid të kompleksit “Golden”. Range Roveri është nxjerrë më pas edhe është djegur. Furgoni me trupin e Prengës ka dalë rreth orës 20:30 të darkës dhe më pas është kthyer në resort. Trupi dyshohet se është groposur në rrethinat e Shijakut. Personat në garazh kanë ndërruar rrobat e tyre dhe i kanë djegur në një kazan jashtë garazhit.”, sqaroi Klodiana Lala.

Ajo zbuloi gjithashtu se policia si fillim nuk kishte ndërhyrë në resort nga frika se mos pengut i rrezikohej jeta.
Shtuar më 12/02/2020, ora 23:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori