Rrëmbimi e Jan Prengës, Gjykata Speciale vendos sekuestro për 3 e pronat Altin Hajrit
Ditën e sotme Gjykata Speciale ka dhënë sot vendimin për vendosjen nën sekuestro të pronave të disponuara nga shtetasi Altin Hajri.

Mësohet se bëhet fjalë konkretisht i kompleksit ‘Golden Resort’ , në Xhafzotaj , Pjezë, Durrës. karburantit “ALT- OIL 2008” dhe i një vile dy katëshe neë Pjezë Shijak, Durrës.

Vendimi u dha mbi bazën e nenit 19 të Aktit Normatin nr 1 datë 31.01.2020 mbi si subjekt i ligjit në kuadër të procedimit nr. 475 si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 139 dhe 333 në KP.

Vendimi i është dërguar për ekzekutim Angjensisë po sot dhe për njoftim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorisë së Posaçme dhe shtetasit Altin Hajri.

Jak Prengës, i cili u mor peng në fillim të këtij viti në zonën e Kamzës, dhe humbi jetën gjatë transportimit për në resortin e familjes Hajri në zonën e Shijakut.

Policia thotë se Prenga ka humbur jetën si pasojë e goditjes dhe gjakderdhjes, ndërkohë që trupi i tij nuk është gjetur ende. Sipas njoftimit zyrtar nga ana e policisë, personat që e kanë marrë peng Prengën synonin që ta mbanin atë në resortin “Golden” në Shijak, po duket se gjatë rrugës diçka ka shkuar keq, dhe viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e dhunës.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga shtetasit: Leonard Hajri, Elton Hajri, Bajram Hajri dhe Olsi Turja, ndërkohë që resorti ku pretendohej të mbahej peng Prenga ka qenë në pronësi të shtetasit Altin Hajri, i cili ende nuk është arrestuar nga ana e policisë.

Altin Hajri nuk është i panjohur për policinë shqiptare pasi në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali.

Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.

Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.
Shtuar më 27/02/2020, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori