EMRAT/ Autorë të më shumë se 100 vjedhjeve në vila e apartamente në Itali, arrestohen binjakët shqiptarë

E njëja gjatësi trupore, e njëjta fytyrë dhe i njëjti model flokësh. Binjakët Edmond dhe Eduard Trushi, ndajnë gjithçka në jetë. Edhe punën. Dy 30-vjeçarët me origjinë shqiptare janë arrestuar nga karabinierët e Saluzzo (Cuneo) pasi u akuzuan për më shumë se 100 vjedhje në vila dhe apartamente.

Sipas hetuesve, binjakët ishin aktivë me vjedhje në të gjithë Italinë veriore. Ata janë identikë në të gjitha aspektet dhe të dallueshëm vetëm nga tatuazhet.

Binajkët Lupin ishin ndaluar nga karabinierët dimrin e kaluar, por kishin arritur të rrihnin ushtarët dhe të arratiseshin. Mirëpo, gjurmët e gjakut i kanë lejuar hetuesit t’i gjurmojnë pak ditë më parë në Valle Po’.

Siç raportojnë mediat italiane, në shtëpinë e tyre në Castiglione delle Stiviere u gjetën 25 mijë euro, dy makina me motor të madh, të sekuestruara tani dhe dy Rolexe. Gjithashtu janë gjetur xhevahire,me vlerë totale të mallit prej 300 mijë euro./albeu.com