“Rrëmbeva fëmijët mes zjarrit”, ky është heroi i Shkozës
Një apartament ka shpërthyer në flakë ditën e sotme në bllokun e banesave sociale në Shkozë.

Brenda apartamentit ka pasur fëmijë, të cilët për fatin e tyre të mirë janë shpëtuar nga një punonjës i bashkisë.

Sapo ka parë flakët, ai është ngjitur pa e menduar dy herë nëë katin e tretë dhe ka nxjerrë mes tymit dhe flakëve fëmijët e mitur të familjes Nuredini nga aty.

Zeim Gazidede punonjës i banesave sociale tha për "News 24":

“Nuk e diskutova fare jeten time. Jam gjysh, duhet ti shpëtoja. Rrembeva femijet mes tymit te zjarrit. Jam gjithmonë në shërbim të komunitetit”. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2019, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori