Rrëmbeu dhe abuzoi 2 ditë me shqiptaren, arrestohet i tmerrshmi "dragoi i Kavos"
"Monstra e Korfuzit" është vënë në pranga ditën e sotme, i akuzuar për përdhunime të shumta.

47-vjeçari">47-vjeçari u arrestua gjatë një aksioni të madh policor ditën e sotme, dhe lokalizimi i tij u bë i mundur edhe falë ndihmës së qenve të policisë.

47 vjeçari Dimitris Aspiotis, i cili për 48 orë përdhunoi një shqiptare në një kasolle në ishullin e Korfuzit është pikasur nga policia greke.

Ai u pa nga një kalimtar i rastit, i cili njoftoi policinë, ndërsa u angazhuan forca të policisë dhe zjarrfikëses për kapjen e tij, pasi fshihej në një greminë me 200 metër lartësi.

Mediat lokale shkruajnë se në momentin e arrestimit, 47-vjeçari">47-vjeçari ka qenë i armatosur. Operacioni policor për arrestimin e tij nisi pas zhdukjes 2-ditore të një gruaje 34-vjeçare me origjinë shqiptare pak ditë më parë. Partneri i saj kishte ngritur alarmin për zhdukjen e shqiptares. Ajo u gjet nga forcat policore pas denoncimit të partnerit.

Në polici, 34-vjeçarja kishte deklaruar se ishte rrembyer nga 47-vjeçari">47-vjeçari, ishte mbajtur peng, kërcenuar dhe përdhunuar nga i ashtuquajturi “monstra” i Korfuzit. Gruaja shqiptare iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor dhe rezultoi se kishte shenja të abuzimit seksual.

Një media greke kontaktoi disa ditë më parë me 47-vjeçarin për ta pyetur lidhur me akuzat e bëra ndaj tij. Ai hodhi poshtë të gjitha pretendimet. 47-vjeçari">47-vjeçari është person me precedent penal dhe i akuzuar e denuar edhe vite më parë për përdhunimin e disa turisteve nga Britania e Madhe.


Shtuar më 23/05/2020, ora 23:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori