Policia italiane ndjek si nëpër filma dy të rinjtë shqiptarë, u gjendet kokainë mes sediljeve të makinës dhe një pistoletë të vjedhur

Dy të rinj shqiptarë janë futur në telashe me autoritetet italiane, pasi kanë tentuar t’i arratiseshin policisë pas sinjalizimit për ndalim. Ngjarja ka ndodhur mes së shtunës së 6 gushtit dhe së dielës së 7 gushtit në Badoere.

Dy djemtë, 23 dhe 25 vjeç, ndodheshin në një mjet tip Audi, kur kanë vënë re praninë e karabinierëve, të cilët po kryenin kontrolle.

Të dy, në mënyrë të ngathët, u përpoqën të bënin një kthesë, duke tentuar të arratiseshin, por arritën t’i ndalonin.

Drejtuesi i mjetit ishte djali 23-vjeçar, pa leje drejtimi. Pronari i makinës ishte ulur në sediljen e pasagjerit.

Nga kontrollet e mjetit, karabinierët e stacionit Castelfranco Veneto, gjetën disa doza kokaine të fshehura midis sediljeve. Kontrolli ka vijuar në shtëpinë e 25-vjeçarit shqiptar, pronar i Audi-t dhe banues në Marca.

Brenda shtëpisë karabinierët gjetë të fshehur mes rrobave në një gardërobë, një pistoletë gjysmë automatike e kalibrit 9×21 e markës Para-Ordnance, e cila rezulto e vjedhur në vitin 2018 në një shtëpi në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenza.

Arma e vjedhur ishte gati për përdorim, në karikator kishte 15 fishekë. 25-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzat ndaj tij janë; marrja e sendeve të vjedhura dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu në praga ra dhe 23-vjeçari./albeu.com


Shtuar 10.08.2022 19:36