Rrëmbejnë dhe grabisin italianin, arrestohet 20-vjeçari shqiptar
Një 20- vjeçar shqiptar është arrestuar dhe bashkatdhetari i tij, 17 vjeç është proceduar penalisht nga autoritetet italiane. Hetimet nisën në Tetorin e vitit të kaluar, pasi dy shqiptarët">shqiptarët kanë dhunuar, rrëmbyer dhe grabitur një 30- vjeçar nga Piana.

Sipas hetuesve, ai u rrëmbye për orë të tëra nga dy shqiptarët">shqiptarët, të cilët e kanë kërcënuar me vdekje duke i drejtuar një thikë gjatë gjithë kohës, rrahur brutalisht, grabitur të gjitha paratë që kishte me vete, telefonin celular si dhe kartat e kreditit. Shqiptarët">Shqiptarët e kanë mbajtur të rrëmbyer në një zonë periferike mes maleve dhe detit dhe më pas është braktisur, me dhimbje dhe gjakderdhje.

Sipas mediave italinë dy shqiptarët">shqiptarët dhe personi tjetër njiheshin prej kohësh pasi punonin në të njëjtin vend si mekanikë. Ata kanë marrë në telefon 30-vjeçarin dhe e kanë lënë për tu takuar pas punë dhe më pas e kanë rrëmbyer dhe dhunuar. 20-vjeçari shqiptar sapo ishte kthyer nga Shqipëria në Itali.
Shtuar më 30/03/2019, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori