Rreh gruan në mes të gjykatës
Seanca e parë gjyqësore për t'i dhënë fund martesës ka përfunduar me dhunë mes çiftit dhe në prani të gjyqtares së çështjes Kaçe Agolli.

Në sy të fëmijës së vet të mitur, Blerim Metaliaj ka qelluar me grusht të shoqen, duke e gjakosur atë në fytyrë ndërsa pak minuta pas sulmit ai ka dalë nga ambientet e gjykatës me pranga në duar.

Ndërhyrja e policisë ka qënë e menjëhershme, ndoshta edhe për shkak të një incidenti të mëparshëm në ambientet e gjykatës, ku një qytetar u qëllua nga kryetari i Bashkisë së Kukësit gjatë një procesi civil.

Sipas burimeve nga gjykata, padia familjare për zgjidhje martese është depozituar nga bashkëshorti Blerim Metaliaj me banim në Babrru. Kjo padi është depozituar në muajin qershor të këtij viti dhe sipas procedurës seancat e para gjyqësore në procese të tilla zhvillohen me qëllim pajtimin e çiftit.

Gruaja e dhunuar Pembe Metaliaj ka qendruar disa minuta në gjykatë për t'u dërguar edhe ajo në komisariatin Nr.1 për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Burime nga ky komisariat, thanë për Top-Channel se personi në fjalë është arrestuar, ndërsa gruaja e ka akuzuar se disa herë ka qënë viktimë e dhunës së tij. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori