Rregullorja e Maturës Shtetërore 2017, formulari A1 del më 10 mars
Formularët A1 dhe A1Z do të dalin në datën 10 mars 2017 dhe nëpërmjet këtyre formularëve maturantët do të bëjnë përzgjedhjen e dy lëndëve që do të japin si provim me zgjedhje.

Të gjitha procedurat dhe afatet përcaktohen në rregulloren e firmosur më 31.01.2017 nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Veç afateve për plotësimin e Formularit A1, në këtë dokument janë përcaktuar edhe procedurat se si do të procedohet me individët që kanë mbaruar shkollën e mesme para 2011-ës dhe duan të aplikojnë në universitet. “Kandidatët që kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime në universitet, t’u njihen provimet e detyruara ose provimet e njëvleftshme me to, të njehsuara nga DAR/ZA-të. Këta kandidatë, në rastet kur nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje ose i kanë dhënë dhe nuk kanë rezultuar kalues, kanë të drejtën të japin provime me zgjedhje kur e kanë të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit, të përcaktuara nga universitetet”, përcaktohet në nenin 11 të rregullores. Sipas rregullores, maturanti nuk quhet kalues nëse ka marrë më pak se 20% të pikëve të testit.

FORMULARI A1 & AFATET

Rregullorja e maturës parashikon edhe afatet për kryerjen e aplikimit dhe plotësimit të formularit, që fillimisht kryhet online e më pas pranë shkollave ku çdo maturant vazhdon shkollën e mesme. Kështu, aplikimi do të bëhet fillimisht online në portalin qeveritar “e-albania” në periudhën 15-30 mars 2017, dhe më pas në portalin “Matura Shtetërore 2017” në periudhën 25 mars- 10 prill 2017 sipas një plani kalendar, që do të publikohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Pas plotësimit online, në periudhën 11-20 prill, Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore dhe Komisioni i Maturës Shtetërore pranë drejtorive apo zyrave arsimore, plotësojnë online bazën e të dhënave me fushën përkatëse e më pas i afishojnë këto të dhëna pranë shkollave, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të korrigjojnë të dhënat e pasakta. Pas këtij procesi bëhet dhe plotësimi i Formularit A1, procedurë që kryhet pranë shkollave përkatëse.

LËNDËT ME ZGJEDHJE

Sipas udhëzimit të ministres Lindita Nikolla me datë 30.12.2016">2016, nxënësit e Maturës 2017 në shkollat e mesme joprofesionale kanë me detyrim 3 provime: Gjuhë Shqipe e Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e Huaj. Ndërkohë që do të duhet të zgjedhin edhe nga lista e provimeve me zgjedhje mes 21 lëndëve, të cilat i gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit, ku të shënuar kanë edhe numrin e krediteve. Sipas udhëzimit të MAS-it, maturanti ka të drejtë të zgjedhë 2 prej tyre, pavarësisht nëse i ka zhvilluar në mësim ose jo, ndërkohë që shuma e krediteve nuk mund të jetë më e vogël se 8.

Për shembull, nëse i referohemi listës, një maturant mund të zgjedhë Gjeografibërthamë, që ka 5 kredite, dhe Qytetarinë, që ka 3 kredite, duke siguruar në total 8 kredite. Duke qenë se me kriteret e reja nuk ka rëndësi se çfarë lënde zgjedh por ka rëndësi nota që merr, maturantëve u sugjerohet që në Formularin A1 të zgjedhin dy lëndë në të cilat mendojnë se do marrin rezultate të larta.

Kështu, gjuha e huaj ka një nivel të lartë kreditesh, pasi vlerësohet me 10 kredite, ndaj nëse një maturant ka njohuri shumë të mira të gjuhës së huaj, i vlen të zgjedhë këtë provim, pasi merr pikët maksimale, dhe si provim tjetër me zgjedhje mund të zgjedhë një lëndë tjetër me pak kredite dhe të lehtë, por që e ka të sigurt që merr notë të mirë. Po ashtu, udhëzimi saktëson se, kur maturanti zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhë edhe të njëjtën lëndë bërthamë (përjashtuar lëndët Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e Huaj).

Kështu, nëse zgjidhet Biologji e thelluar, nuk mund të zgjidhet edhe Biologji-bërthamë, pavarësisht faktit se me këto 2 lëndë sigurohen në total 10 kredite. Kriteret për pranimet e reja janë përcaktuar nga universitetet, ku përfshihet nota mesatare e tri viteve të gjimnazit, nota mesatare e provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe nota mesatare e gruplëndëve, që përzgjidhen si prioritare nga fakultetet përkatëse. Këto lëndë nuk kanë lidhje me lëndët që maturantët do të zgjedhin si provime me zgjedhje në Maturën Shtetërore dhe do t’i shënojnë në Formularin A1. Si lëndë me zgjedhje në provimet e maturës, maturantët duhet të zgjedhin dy lëndë në të cilat besojnë se do marrin vlerësim maksimal, pasi kjo u shton pikët që fitojnë.

PIKAT MË TË RËNDËSISHME TË RREGULLORES SË MATURËS 2017NENI 10

Provimet e Maturës zhvillohen vetëm me shkrim. Struktura, datat dhe kohëzgjatja caktohen me udhëzim të MAS-it. Maturanti nuk quhet kalues nëse ka marrë më pak sesa 20% të pikëve të testit.

NENI 11

1. Provimet e maturës i jep maturanti që ka përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin A1. Këtu përfshihen edhe individët që e kanë përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme vitet e mëparshme por nuk janë të pajisur me diplomën e Maturës.

2. Kandidatët që kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime në universitet, t’u njihen provimet e detyruara ose provimet e njëvleftshme me to, të njehsuara nga DAR/ZA-të. Këta kandidatë, në rastet kur nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje ose i kanë dhënë dhe nuk kanë rezultuar kalues, kanë të drejtën të japin provime me zgjedhje kur e kanë të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit, të përcaktuara nga universitetet.

NENI 13

MAS, deri më datë 10 mars 2016">2016 miraton Formularët A1 dhe A1Z si dhe udhëzuesit përkatës. Deri më 11 mars 2016">2016 shpallen në portalin e MAS-it dhe në faqen elektronike të AKP-së:a) Formularët A1 dhe A1Zb) Udhëzuesi i plotësimit online të Formularëve A1 dhe A1Z nga maturanti në portalin qeveritar “e-albania” si dhe në vijim në portalin “Matura Shtetërore”c) Udhëzuesi i plotësimit online të bazës së të dhënave nga KSHMSH-ja (Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore) në portalin “Matura Shtetërore”2.

Maturanti bën aplikimin online fillimisht në portalin qeveritar “ealbania” në periudhën 15-30 mars 2016">2016 dhe më pas në portalin “Matura Shtetërore 2016">2016” në periudhën 25 mars-10 prill 2016">2016 sipas një plani kalendar të publikuar nga AKP-ja3. Në periudhën 11-20 prill 2016">2016 KSHMSH (Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore) dhe KMSH (Komisioni i Maturës Shtetërore në DAR/ZA) plotësojnë online bazën e të dhënave me fushën përkatëse sipas udhëzimit të dërguar nga AKP-ja4. KSHMSH deri më 21 prill 2016">2016, një kopje të bazës së të dhënave, të shkarkuar nga Portali i Maturës Shtetërore, e afishon në shkollë dhe pret vërejtjet e maturantëve për korrigjime të mundshme, në bazën e të dhënave të regjistruara në Portalin Matura Shtetërore. Brenda datës 30 prill 2016">2016 bën verifikimet dhe korrigjimet përkatëse në sistem.

NENI 14

1. Plotësimi i Formularit A1 për maturantët e këtij viti shkollor bëhet në shkollat ku kryejnë arsimin e mesëm të lartë.2. Plotësimi i Formularit A1Z për maturantët e viteve të mëparshme bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë./G.SH
Shtuar më 02/02/2017, ora 08:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori