Rregullat e reja për regjistrimin e makinave të blera brenda dhe jashtë vendit
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka nxjerrë udhëzimin e ri për dokumentacionin e nevojshëm për të regjistruar mjetet e reja, të blera jashtë shtetit. Tashmë, për të regjistruar një automjetet të ri, qytetarët do të jenë të detyruar që më parë të lidhin kontratë me një kompani sigurimi.

1-Për të regjistruar një automjetet, përveç sigurimit të automjetit duhen dhe dokumenti i fitimit të pronësisë, sipas legjislacionit përkatës, me anë të të cilit është fituar pronësia e mjetit.Me formë të fitimit të pronësisë do të kuptojmë:- faturë dhe, ose kontratë të fitimit të pronësisë;- aktin e trashëgimisë për fitimin e pronësisë. Gjithashtu do të duhet edhe dokumenti teknik i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, në origjinal (certifikata e përputhjes). Një tjetër dokument është dhe ai i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar.

2-Për të regjistruar mjetet e reja të blera në vend, qytetarët do të duhet të zorëzojnë dokumentin e fitimit të pronësisë, sipas formës dhe mënyrës që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Nëse shitësi është subjekt i TVSH-së, si dokument i fitimit të pronësisë duhet edhe fatura me TVSH. Gjithashtu do të duhet të depozitojnë dhe dokumenti nteknik të origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, në origjinal (certifikata e përputhjes). Dokument tjetër është dhe ai i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar.

3-Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura, të blera jashtë shtetit janë dokumenti i fitimit të pronësisë,dokumentet shoqëruese me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuara nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti, në origjinal, dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar.

4-Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura, të blera në vend janë dokumenti i fitimit të pronësisë, sipas formës dhe mënyrës që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Nëse shitësi është subjekt i TVSH-së, si dokument i fitimit të pronësisë duhet edhe fatura me TVSH. Dokumentet shoqëruese me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuara nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti, në origjinal. Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar./albeu.com/
Shtuar më 16/04/2014, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori