EMRI/ 69-vjeçari plagosi me thikë kunatën, zbardhen detaje nga konflikti në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Tiranë ku mbeti e plagpsur me thikë një 48-vjeçare. Autori, 69 vjeç u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Autori është identifikuar si Murat Bilja dhe 48-vjeçarja është kunata e tij.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Kamber Shevroja” në kryeqytet.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 69-vjeçari pasi është konfliktuar me shtetasen me inicialet V. A., me të cilën ka lidhje familjare e ka plagosur me thikë.

Po ashtu ka dyshime se autori i dyshuar vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që pas krimit është arrestuar nga policia. Sakaq, gruaja e plagosur ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm./Albeu.com.


Shtuar 16.07.2023 14:34