​Rama: Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit tradicional të fundvitit me diplomatët ka zgjedhur të flasë për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur se Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi dhe nuk do të jetë kurrë më nën ligjin saj.

Edi Rama: E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit. Ne kemi nevojë vetëm tre gjëra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe. E di më së miri se është më e lehtë ta thuash se ta bësh një gjë të tillë, por çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm.


Shtuar 15.12.2022 17:04