Rregulla të reja në PS: Nuk lejohen deputetë burrë e grua
Kodi i ri i Etikës i miratuar dje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka vendosur disa sanksione në lidhje me forumet partiake.

Neni 9 i këtij kodi kufizon qenien në të njëjtin forum, asamble, grup parlamentar apo kabinet qeveritar të familjarëve.

“Nuk mund të jenë njëkohësisht në përbërje të së njëjtës strukturë drejtuese (Asamble Socialiste, Asamble Kombëtare) persona që lidhen nga marrëdhëniet: bashkëshortë, prind–bir/bijë, vëlla-motër, vjehërr– dhëndër/nuse. Në rast se në përfundim të një procesi zgjedhor rezulton se përbërja e strukturës përkatëse drejtuese bie në kundërshtim me përcaktimin e mësipërm, çështja zgjidhet me dorëheqje ose me short.

Nuk mund të jenë në të njëjtën kohë kryetar i PS-së i bashkisë dhe kryetar bashkie/ komune, drejtues kryesorë të PS-së dhe të zgjedhur ose të emëruar në funksione politike si deputet, zv.ministër, ministër etj., persona që lidhen nga marrëdhëniet familjare të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni”, thuhet në nenin 9 të Kodit Etik.

Shtuar më 02/10/2016, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori