Rrëfimi tronditës i 27 vjeçares: Mësuesi na rreshtonte në bodrum, abuzonte me të gjitha ne
27-vjeçarja, me emrin, Adriana e cila është rritur në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka bërë sot një rrëfim tronditës.

Vajza ka rrëfyer se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka qenë një mësues që abuzonte me to.

Gjatë emisionit “Dua të të bëj të Lumtur” në Top Channel, Adriana tha se mësuesi i fuste në bodrum, i rreshtonte fëmijët e vegjël dhe abuzonte seksualisht me to.

“Kishim një mësues dhe abuzonte seksualisht me ne të gjitha. Ishim nga 10-14 vjeç. Ai na fuste në bodrum te shtëpia e fëmisë dhe na rreshtonte. Na trembte me fantazma dhe na dhunonte.

Abuzonte me të gjitha ne, thoshte ‘çfarë do i bëj fëmijës së parë do u bëj të gjithave’. Nuk kishim ku të denoncimin, ishim të pafuqishme”, u shpreh Adriana.
Shtuar më 06/06/2020, ora 21:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori