Rrëfimi rrëqethës i Hysen Shehut: Putha kufomën e babait pasi e gjeta
Një rrëfim rrëqethës ka ndodhur mbrëmë në Opinion nga Hyse Shehu, djali i Tefik Shehut.

Tefik Shehu ishte njëri nga 22 intelektualët që u dënuan me vdekje nga Gjykata e Lartë ushtarake në Tiranë më 27 shkurt të vitit 1951.

Hyseni ka rrëfyer të mërkurën në emisionin Opinion historinë e trishtë të familjes së tij gjatë periudhës së regjimit komunist.

Por një histori akoma më dramatike që i shton dhimbjen është dhe gjetja e një pjese të eshtrave të të atit.

Shehu rrëfeu përmes lotëve se në atë kohë mori nofullën e gjetur të babait dhe ia dërgoi nënës së tij për t’a parë, ndërsa shton se e ndjeu se ajo diçka dalloi.

Hyseni tha se e pyeti nënën se çfarë ka, por ajo e mori dhe e puthi. /albeu.com/

Shtuar më 28/06/2018, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori