Rrëfimi prekës i familjarëve të vajzës që vdiq në maternitet: Jemi të shokuar
Familjarët e gruas që vdiq në sallën e lindjes në maternitetin e Vlorës kanë vendosur të thyejnë heshtjen. Ata kanë kërkuar të hetohet shkaku që solli vdekjen e të resë.

Sipas familjarëve të Elda Beqos, Elda nuk kishte vuajtur ndonjëherë nga ndonjë sëmundje.

28-vjeçarja pësoi infarkt pasi kishte sjellë në jetë foshnjën e saj, i cili ka shpëtuar për mrekulli.

Daja e të resë i pranishëm në spital nuk ka nguruar të lëshojë akuza ndaj mjekëve, ndërsa ka konfirmuar se 28 vjecarja nuk kishte shfaqur probleme me zemrën, raporton “Panorama".

“Na kanë thënë ka vdekur, e kanë cuar në morg, nuk po na jep asnjeri përgjigje. Nuk e dimë cfarë po bëhet, jemi totalisht të shokuar, gjithcka nga doktorët këtu në spital, se cfarë bëhet në këtë botë asnjë nuk e di apo të japë një përgjigje, nuk e dimë jemi të shokuar. Të vdesë njeriu në lindje, në një moshë kaq të re, 28 vjecare…Vajza nuk vuante nga probleme të zemrës asnjëherë. Nuk ka patur shqetësime”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori