Rrëfimi " pa doreza" i Eni Çobanit: Ja çfarë mendoj kur shihem në pasqyrë
Pëlqej
Eni Çobani është personazh shumë i njohur në ekranet shqiptare me programin e saj ‘Shihemi në gjyq’. Enin jemi mësuar ta shohim në televizion gjithnjë duke thënë fjalën e ligjit për të ndërmjetësuar konflikte dhe rastet që kërkojnë zgjidhje prej saj.

Në një intervistë për bordo.al Eni ka treguar një pjesë tjetër të saj, raportin me veshjet, look-un dhe stilin.

Një nga pyetjet e gazetares ka qenë pak ‘ngacmuese’, ndërsa e pyet Enin se çfarë mendon kur shikon veten në pasqyrë.

"Kur shoh veten në pasqyrë, falenderoj Zotin dhe e bëj sinqerisht këtë gjë për gjithçka kam e gjithçka që më ka falur. Falenderimi fillon që nga prindërit që më sollën në këtë jetë.

E ndiej veten se jam një njeri shumë energjik, që kam akoma shumë për të dhënë dhe jam shumë e lumtur për këtë fakt. Jam falenderuese edhe ndaj Zotit, edhe ndaj fatit, edhe ndaj prindërve të mi. Sigurisht edhe ndaj miqve që na rrethojnë me pozitivitetin që na japin.” /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori