Rrëfimi i shqiptares: Si t’u shpjegoj fëmijëve pse babai i tyre nuk është më
“Unë jam një grua e ve, që nuk mund të gjejë punë, me dy fëmijë që duan të rriten dhe pyesin perdite pse babai i tyre vdiq, nuk kam as sytë për të qarë më, por unë duhet të vazhdoj për ta, por me dinjitet”.

Keto jane fjalet e thena nga Mariana Leka, e veja shqiptare vetem 33 vjec. Burri i saj, Edmond Preka, punetor ne ndertim, 36 vjec, vdiq nga një tragjedi e papritur, e tmerrshme, dramatike dhe e vështirë për t’u pranuar.

Më 8 mars, punëtor i ri i ndërtimit në kantierin me te madh në Evropë, u sulmua nga tre qen te medhenj nderkohe qe ishte duke u kthyer ne shtepi, shkruan Panorama.

Sipas rindërtimit të Prokurorit, ai u perpoq te mbrohej, por nuk ia doli dot. Ne tentatove per te shpetuar perplasi koken nenje ane perroi dhe u mbyt.

Për vdekjen e tij janë akuzuar dy persona, Gianluca De Paulis dhe Sara Galeassi, përkatësisht 42 dhe 31 vjeç, pronarët e qenve dhe fqinjët e ciftit shqiptar. Por, atyre nuk u eshte provuar fajesia. Seanca u caktua për në 31 janar. Ata akuzohen per kete ngjarje, jo vetem per papergjegjshmeri, por bashkepunim ne vrasje.

Sot në atë shtëpi eshte vetëm Mariana dhe dy fëmijët e saj, një djalë 8 vjec dhe një vajzë 5.

Mariana është e rrethuar nga kujtime, fotot që i portretizojnë të gjithë së bashku, të lumtur dhe në dashuri. Dhe vizatimet e shumta të dy fëmijëve, të cilët shpresojnë që i ati të mund ta shohë te bejne te perlotesh.

“Unë duhet tu them, se pa dashuri nuk behet asgje. Fëmijët tanë kanë mësuar gjithçka nga fillimi, por une nuk di tu jap shpjegime. Zgjohem në mes të natës edhe tani duke menduar se kjo është një makth, shoh vendin e saj të zbrazët, rrobat e tij akoma në dollap. I marr ato dhe nuhas parfumin e tij dhe me ben ta ndiej prane”- tregon ajo.

Ajo ka nevoje urgjente per pune, por nuk ka pasur asnje mundesi. eshte pa prinder, me vellezer e motra, por qe jetojne ne Shqiperi.

“Ne e duam thellë njëri-tjetrin, i ndiej ata në zemrën time, por nuk mendova të kthehesha në vendin tim, sepse burri dhe unë kishim vendosur që do të qëndronim këtu në L’Aquila”- tha ajo.

Ajo tregon njohjen e tyre si ne perralla. “Une isha 18, ai me pak, i bukur si princ, i mirë dhe parimor. Ai erdhi për të kërkuar dorën time te nëna ime. Erdhem në Itali sapo u martuam dhe nisen jeten. Tani jam vetem une dhe femijet, dua nje pune, te ndershme qe te rrish me dinjitet femijet e mi dhe tu jap mundesine te studiojne”- ben apel shqiptarja. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2018, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori