Werner mund të rikthehet te Leipzig, negociatat me Chelsea vazhdojnë me shpejtësi

Sipas raportimeve nga “Sky Deutchland”, Timo Werner është gati të kthehet te Leipzig.

Media gjermane flet për negociatat mes klubeve që po ecin me shpejtësi dhe nuk përjashtohet mundësia që lojtari të transferohet në formën e thjeshtë të huazimit.

26-vjeçari u ble nga Chelsea për 53 milionë euro, por kontributi i tij ishte jo ai që pritej, vetëm 23 gola në 89 ndeshje./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.08.2022 10:55