“Përplasje Titanësh”, formacionet e mundshme të Milan-Inter

Nga Hergi Llupi

Merkatoja ka mbaruar, tani e gjithë vëmendja shkon te fusha e gjelbërt. Njëzet skuadrat e Serie A kanë ende pak orë për buxhetin e fundvitit, por nga nesër çdo mendim do të shkojë totalisht për luftën e tre pikëve dhe renditjen, e cila tashmë po përvijohet në pikat e saj kryesore të forta.

Vëmendja do të jetë e gjitha te super ndeshja e kampionatit Italian, Milan-Inter. Derbi i Milanos do të luhet ditën e shtunë më 3 shtator, ora 18:00 në San Siro. Gjyqtari kryesor do të jetë Daniele Chiffi.

Origi pritet të jetë në stol dhe i takon Giroud të startojë nga minuta e parë, ndërsa Messias pritet të jetë favorit ndaj Saelemaekers.

Pas rotacioneve të aplikuara ndaj Sassuolos, formacioni titular do të rikthehet padyshim në derbi. Maignan në portë, kapiteni Calabria në të djathë dhe Theo Hernandez në të majtë, Tomori dhe Kalulu në qendër. Mesfusha do të përbëhet me çiftin Tonali-Bennacer, Krahët e sulmit nga Messias dhe Leao, qendra e rolit të fantazistit nga De Ketelaere dhe Giroud në sulm.

Origi do të jetë në stol bashkë me nënshkrimet e reja, Rebic nuk është i rekuperuar dhe Florenzi, Krunic, Ibrahimovic, nuk janë të disponueshëm.

Në radhët e Interit, Dzeko është favorit ndaj Correas për t’u bashkuar me Lautaron në krye të sulmit.

Derbi dhe më pas ndeshja ndaj Bayern në Champions, i kapur mes dy angazhimeve si ky, disa përllogaritje bëhen të pashmangshme edhe për Inzaghin, i cili ka qenë gjithmonë kundër rotacionit. Lukaku nuk është i gatshëm pasi është i dëmtuar, Mkhitaryan është rikuperuar, por do ta nisë nga stoli. Në sulm Dzeko do të jetë me Lautaron, por gjithësesi Inzaghi do e mendojë mirë pasi Correa ka bërë një start shumë të mirë të sezonit. Inzaghi ka të gatshëm Bastonin, por nuk dihet nëse do e aktivizojë që nga minuta e parë. Nëse jo, Dimarco është gati me Skriniar dhe De Vrij në qendër të mbrojtjes përpara Handanovic. Dumfries në të djathtë dhe në të majtë pritet Darmian. Barella-Calhanoglu-Brozovic në qendër të mesfushës./ h.ll/albeu.com