Rrëfimi i juristit të plagosur me tritol: Tronditja kur mësova që s’do i kisha këmbët
Pëlqej
Julian Çela, 28- vjeçari që në shkurt të këtij viti humbi të dyja këmbët gjatë shpërthimit me tritol në vendin e punës së tij rrëfen momentet e vështira që ka kaluar ndërsa zbardh detaje të shpërthimit të eksplozivit, nga i cili ai humbi dy këmbët.

Babai i një djali i cili ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë rrëfen se çfarë ka ndodhur në 26 shkurt në zyrën ku Juliani punonte si jurist, momentet e shpërthimit të tritolit dhe luftën e tij me vdekjen në momentet e dërgimit në spital.

“Ka qenë ora 8:00 kur unë kam shkuar në zyrë. Kam pritur shefin tim deri në orën 9:00. Unë atë ditë kam hyrë dhe kam dalë disa herë nga zyra, sepse i kisha mbaruar punët që kasha dhe prisja shefin të vinte. Mora shefin në telefon dhe më thotë dil se jam këtu poshtë.Dola poshtë dhe i dhashë shefit dokumentet dhe do ikja, por ai po rrinte te dera dhe shikonte dokumentet, kështu që po rrija edhe unë te dera. Gjatë kësaj kohe unë bëra një hap në drejtim të eksplozivit, por në këtë moment nuk ndodhi gjë, por në momentin që unë u ktheva mbrapsht nuk hyra në godinë dhe sa kam nxjerrë telefonin të flas me bashkëshorten, dëgjova shperthimin. Në fillim nuk ndjeva gjë ,por më pas rashë në tokë dhe për momentin pashë trupin dhe thashë qenkam mirë, por kur kam parë këmbët nuk e besoja. Kam thirrur përt afro 10 minuta për ndihmë, por askush nuk afrohej sepse të gjithë ishin hutuar.Pastaj erdhi një makinë që kaloi aty rastësisht dhe më çoi në spital dhe gjatë gjithë kohës isha duke u lutur jo për veten time, por për gruan dhe djalin e vogël, sepse gjithë kohës mendoja se ku do i lë”, tregon juristi për “GSH”-në

Ai kërkon vetëm një gjë nga shteti shqiptar, që edhe pse nuk i ka dy këmbët, të gjejë një punë si jurist, profesioni për të cilin ai është arsimuar.

Ngjarja ka ndodhur në 26 shkurt të këtij viti, rreth 100 metra mbi Drejtorinë e Higjienës në Tiranë, teksa një sasi eksplozivi shpërtheu dhe mbetën të plagosur 28- vjeçari dhe shefi i tij, 33- vjeçari, Armando Ceka, për të cilin ishte përgatitur edhe atentati.
Shtuar më 26/09/2014, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori