Rrëfimi i frikshëm i shqiptarit: Është gruaja ime, e vrava unë
Shqiptari 49-vjeçar Kujtim Hasanaj vrau gruan e tij Elena Seprodi 48-vjeç është burgosur në Itali. Hasanaj ishte një punëtorë i thjeshtë, ndërsa ish-gruaja e tij ishte kuzhinierë, shkruan repubblica.it

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij përpara efektiveve të policisë shqiptari është shfaqur shumë konfuz por edhe pse u ndihmua nga avokati i tij, Angelica Gabriele nuk ka mundur dot të shpjegonte motivin e vrasjes.

I pyetur nga prokurori, ku policia e ka gjetur me një thikë të përgjakshme në dorë gjatë momenti të arrestimit është shprehur se: ‘Kjo është gruaja ime, e vrava unë”, ka thënë ai për policinë në Casale Monferrato.

Të martën në mëngjes, prite të dalë autopsia e turpit të viktimës, ndërsa të hënë është seanca për të akuzuarin pranë gjykatës së Vercellit. Të dy, kishin një djalë 24-vjeçar, dhe çifti ishte ndarë tre vjet më parë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policisë pas të bërtiturave të gruas. Ndërsa shqiptari pretendohet të jetë bërë xheloz, pasi ish-gruaja e tij po u shoqërohej me dike tjetër. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2017, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori