Rrëfimi i dhimbshëm i Merita Halilit: Kam humbur çdo gjë që kur...

Pëlqej
Të gjithë ne e njohim mbretëreshën e muzikës popullore qytetare Merita Halili.

E ftuar në programin “Lart e Poshtë” në “RTSH1-HD”, ka folur për herë të parë për humbjen e nënës se saj dy vite te shkuara.

“Përpara nënës kam humbur vëllain, ai iku shumë i ri dhe nëna nuk mundi të duronte… E kam përjetuar shumë keq.

Unë e kam humbur shumë e re babain, por ikja e nënës ishte akoma dhe më e vështirë”, – ka rrëfyer Halili, shkruan Who.

Ajo ka folur gjithashtu për projektet e reja, që shumë shpejt do të shohin dritën e publikimit.

Bashkë me Meritën në studio ka qenë dhe bashkëshorti i saj, Raif Hyseni, ku nuk kanë munguar rrëfimet për veprimtarinë e përbashkët dhe historinë e tyre 27-vjeçare. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2017, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori