Rrëfimi i 18 vjeçares: E vrava se më kërcënonte se do më vriste familjen
"E vrava se ma nxiu jetën, më kërcënonte se do më vriste të gjithë njerëzit e shtëpisë nëse nuk kthehesha me të. Më shkatërroi mua dhe prindërit e mi". Kështu është shprehur për hetuesit 18 vjeçarja Nazmije Visha pak orë pas vrasjes së Fiqiri Muçës në fshatin Krrabë.

Në pritje të daljes para gjykatës, adoleshentja ka shpjeguar se sapo ka dëgjuar të trokiturat në portën e shtëpisë së gjyshërve të saj dhe zërin e Fiqiri Muçës, ajo ka vrapuar për të marrë kallashnikovin, armë kjo që mbahej nga të afërmit, të cilin më pas e zbrazi mbi 45 vjeçarin, babai i pesë fëmijëve. /albeu.com/


Shtuar më 14/08/2012, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori