Rrëfen Shkullaku: Rama na merrte në telefon duke në thënë aman hiqe këtë kronikë
Gazetari Armand Shkullaku ka treguar disa episode të Kryeministrit Rama në raportet me median duke thënë se ai s'mund të pretendojë lirinë dhe pavarësinë e mediave.

"Rama është shpikësi i kronikave të gatshme në media. Të më thojë dikush po të dojë, a nuk ishte Rama që bënte kronika të gatshme me kasetë në bashki? Nëse ka gazetarë që gënjejnë e vlerëson publiku dhe jo pushteti ekzekutiv"., - tha Shkullaku.

Më tej Shkullaku ka deklaruar se Rama që kur ishte kryetar Bashkie e deri më sot i kontakton gazetaret për të hequr lajmet e tij.

"Rama e quan gazetarinë një tel bakri, por nëse ka një njeri që ka tentuar të veshi me tel bakri mediat në Shqipëri ky është Edi Rama. Nuk besoj se ka kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, reporterë dhe kameramanë, që nuk e mban mend Edi Ramën kryetar Bashkie, Edi Ramën kur konkurronte me Fatos Nanon që merrte nga mëngjesi deri në darkë në telefon, aman ma hiq atë kronikë, aman ma hiq këtë kronikë"., - vijoi ai.
Shtuar më 26/10/2017, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori