U fol shumë për familarët e Ariela Muratit dhe dhimbjes që pllakosi në shtëpinë e tyre, por edhe familja e
Aldisonit është shokuar nga kjo tragjedi.
Sot në studion e “Rudina”
xhaxhai i
Aldisonit, Andon Belulaj deklaroi se në dijeni të tij të rinjtë ishin të lidhur, por kohët e fundit kishin patur mosmarrëveshje.
“Kam fëmijë vetë, por nuk e duroj dot, më tepër për vajzën se sa për nipin tim. Nuk bëhej kjo, iku ajo kohë. Kjo qe e papritur për ne, kaq di të them unë si xhaxha. Di që kanë patur një lidhje, por dashuria e të rinjve është si fija e flokut, grindeshin, por që të arrinin këtu nuk e mendoja. Aldisoni ka qenë normal. Sipas dijenisë time kanë qenë të lidhur që në gjimnaz. Mosmarrëveshjet kohët e fundit mund të kenë çuar deri këtu ngjarje shkruan Klan Tv.
Vëllai kunata dhe
djali kanë shkuar tek shtëpia e
vajzës dhe kanë pritur një përgjigje ndoshta deri dje dhe
djali pastaj ka ikur. Kur pashë lajmet dje u tmerrova. Nuk e di se kur kanë shkuar prindërit tek familja e
vajzës”, tha
xhaxhai i
Aldisonit, Andon Belulaj.
Shtuar më 22/01/2018,
ora 18:20