Rrëfehet për herë të parë italiani që vrau 17-vjeçarin shqiptar: Kisha frikë...
Është zbardhur dëshmia e 19-vjeçarit italian, i cili vrau me thikë 17-vjeçarin shqiptar në Stradela të Pavias ditën e hënë pas sherrit për një vajzë.

Simone Maddaluni, ka thënë para gjykatësit se Pandi Lavdarin e qëlloi pasi kishte frikë nga se mos konfrontohej sërish me të.

Ata kishin patur një zënkë ditën e diel në mëngjes pas daljes nga një diskotekë, dhe sherri vijoi edhe të hënën ku italiani e qëlloi shqiptarin me thikë në gjoks.

Ai u shfaq i penduar në gjykatë dhe tha se u detyrua ta qëllonte shqiptarin, pasi ai i kishte thënë se do ta rrihte sa herë ta shikonte, raportojnë mediat italiane. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2017, ora 22:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori