Rrëfehet Eni Çobani: Ja si e njoh gjyqtaren e vrarë nga ish-bashkëshorti
Juristja e njohur Eni Çobani tha se gjyqtarja e Shkodrës, Fildes Hafizi jetonte me vështirësi ekonomike ndryshe nga shumë gjyqtarë të tjerë.

Ajo tha se njihte nga afër atë dhe vështirësitë me të cilën jetonte.

"Ky rast kaq flagrant dhe shumë i rëndë dhe besoj që është rasti i parë që vritet një gjyqtare. Ndodhi edhe kjo. Çfarë mund të presim më të rëndë se kaq. Jam pak e ngarkuar emocionalisht duke e njohur nga afër, duke ditur vështirësitë e jetesës së asaj gruaje. Nuk jemi në kalibrin e atyre gjyqtarëve që shpesh herë portalet mediatike përdorin për standardet e larta të nivelit të jetesës, por flasim për një zonjë në minimumin jetik. Pra një familje që jetonte vetëm me rrogën e kësaj zone dhe këtë ua them me përgjegjësi të plotë. Kemi të bëjmë me një grua që ishte gjyqtare dhe që rriste dy fëmijë. Kemi të bëjmë me një bashkëshort që nuk i përgjigjej detyrimeve ligjore", tha ajo. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori