E FUNDIT/ Shtohet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Rrefehet deshmitarja e masakres se Suharekes
Albeu.com
Vjollca Berisha eshte nje nga 2 deshmitaret e vetme te gjalla, te cilat i kane shpetuar masakres se paramilitareve serbe, te cilet me 26 mars te vitit 1999 masakruan 48 anetaret e familjes Berisha nga Suhareka.Ajo rrefen per here te pare, ekskluzivisht per Top Channel se si per te shpetuar jeten e te birit, Gramozit, i cili ne ate kohe ishte 8 vjec, ka kercyer nga furgoni me te cilin forcat serbe bartnin kufomat e te vrareve, duke shkelur keshtu mbi trupat e pajete te bashkeshortit, vajzes 16 vjece dhe djalit tjeter 14 vjec.

“Ne jemi bere si te vdekur, pasi te plagosur kemi qene edhe une edhe djali. Kur na ngarkuan ne kamionin me kufoma kam kthyer koken nga femijet e mi dhe kam pare djalin, Gramozin, qe i kishte syte hapur dhe nuk levizte. Me pas i thashe hajde kercejme prej kamionit”, rrefehet Vjollca Berisha.

Gjykimi per vrasjen e anetareve te familjes, i cili u zhvillua ne Beograd, nuk sheron plaget e deshmitares se genocidit serb.

“Denim me vdekje, se tjeter vendim s’ka. Ata po luajne ende me eshtrat e femijeve tane. Ne nuk kemi trupat e tyre dhe s’kemi asnje varr per te shkuar per ditelindjet e tyre”, shprehet Vjollca.

Ajo rrefen se ne mesin e te vrareve, pos vrasjes se femijeve 9 muajsh, ka pasur gra shtatezena e te moshuar 100 vjecare.

“Ne kemi qene rreth 50 veta ne nje lokal, ku shumica ishin femije. Por kishte edhe nje plake 100 vjecare”, shton Vjollca.

Vjollca rikujton se pas ekzekutimit ne mesin kufomave te vrara ka pasur persona te gjalle te cileve nuk ka mundur t’iu jape ndihme. Mirepo ajo ka arritur te shpetoje djalin e saj Gramozin.

Ne muret e lokalit ku u be masakra jane ende te fresketa gjurmet te cilat e tregojne ate. Vendi ne te cilin eshte kryer krimi mendohet te ruhet ashtu sic eshte ruajtur deri me tani, ne menyre qe faktet e genocidit serb mbi popullaten civile ne Kosove te mbeten te fresketa per drejtesine.

Per te rikujtuar dhe per te mos e harruar kurre masakren mbi familjen Berisha, ne qender te qytetit te Suharekes eshte ngritur edhe nje lapidar.
Shtuar më 25/04/2009, ora 22:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori