Arsyea e fortë që çon Dybala-n te Atl Madrid

Në Itali po shikojnë se ku ka ndërmend të shkojë sulmuesi Paulo Dybala. Futbollisti argjentinas u largua nga Juventusi pas shtatë vitesh dhe pritej që të përfundonte te Interi, por deri më tani nuk ka asnjë lajm për këtë temë. Problemi i Interit është mungesa e lojtarëve që largohen, gjë që e bën të pamundur plotësimin e nevojave financiare të Dybalës.

Dhe tani edicioni italian i La Repubblica beson se Atletico Madrid, i cili drejtohet nga bashkatdhetari i tij Diego Simeone, mund të bëhet klubi i mundshëm i Dybala.

Është e rëndësishme që Dybala të jetë i dukshëm në vendlindjen e tij në Argjentinë për të fituar një vend në ekipin kombëtar dhe për të luajtur në Kupën e Botës, dhe për këtë arsye klubi spanjoll i drejtuar nga trajneri argjentinas është vendi ideal. /albeu.com/


Shtuar 6.07.2022 22:15