Rrëfehet Artan Hoxha: Tentuan t'më joshnin me para e më pas më kërcënuan me jetë
Ditën e sotme në media ka qarkulluar me shpejtësi pamjet e kryebashkiakut të Bulqizës i cili konsumon drogë në një lokal.

Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Opinion” është gazetari Artan Hoxha, personi i cili bëri për herë të parë publik këtë video.

Hoxha deklaroi se ka marrë kërcënime nga persona të rrezikshëm për të mos e publikuar këtë video e cila po bën xhiron e rrjetit.

"Më kanë kërcënuar, më kanë ofruar para, pastaj më kanë kërcënuar me bandat e krimit..."- tha Artan Hoxha gjatë emisionit "Opinion".

"Erdhën njerëz që kontaktuan. Presion dhe marrëveshje është kërkuar pa fund. Ofruan para dhe kërcënime, edhe nga bota politike edhe nga bota e nëndheshme"./albeu.com/
Shtuar më 22/01/2020, ora 22:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori