Rrëfehet Alketa Vejsiu: Ja pse më shajnë dhe më ofendojnë në vendin tim! (FOTO LAJM)

"Unë vazhdoj të marr mesazhe jashtëzakonisht fyese që përpiqen të më poshtërojnë mua si femër, për fytyrën dhe fizikun time..."

Mbi sukseset në arenën ndërkombëtare, pas festivalit italian ‘Sanremo’, Alketa është shfaqur në kopertinën një reviste britanike, “Global Woman”.

Alketa ka folur më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale. Kujtojmë se ajo së fundmi është akuzuar se pavarësisht famës dhe parave që fiton, nuk ndihmon njerëzit në nevojë, madje as dajën e saj në Korçë, i cili endet i varfër rrugëve, ndërkohë që dikur mbyrrej me arritjet e Alketës.

Alketa, pas këtij suksesi është ndalur pikërisht te ngacmimet dhe ofendimet që ka marrë që në fillimet e karrierës e deri tani, sidoemos për shkak të pamjes së jashtme. Kujtojmë se ajo ka kryer një operacion në hundë, kur nisi karrierën mediatike.

Moderatorja ka treguar se mesazhet e tilla janë të shumta, dhe në fillim kur ishte ende e re i vunte, por tani ka fituar “imunitet” dhe nuk i bëjnë më përshtypje.

“Ne biseduam në episodin e fundit për ngacmimin. Dhe e kam përjetuar vetë se çfarë do të thotë të ofendohesh për fytyrën tënde të papërsosur.

Unë vazhdoj të marr mesazhe jashtëzakonisht fyese që përpiqen të më poshtërojnë mua si femër, për fytyrën dhe fizikun time.

Unë jam imun ndaj kësaj sepse jam i rritur, por nuk mund të mohoj se ka qenë e vështirë për mua gjatë viteve të adoleshencës time! Dhe është e vështirë për fëmijët, në ditët e sotme”, është shprehur Alketa Vejsiu, mbi sulmet që sipas saj, lidhen me faktin e vetëm se suksesin e ka arritur me meritë.
Shtuar më 03/07/2020, ora 20:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori