Brenda ditëlindjes së Partisë Socialiste, Rama “shuan” armiqësitë (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa foto nga festa e Partisë Socialiste, në faqen e tij në Facebook.

Përpos një mesazhi të shkurtër për 31 vite nga krijimi i Partisë, Rama ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë koment tjetër.

Në këto foto Rama shihet me disa nga deputetët e tij, por dhe militantë.

Festa sot u organizua në ambientet e jashtme të selisë së PS, një ceremoni e cila private, larg syrit të medias dhe publikut.