Rrebeshe shiu e deri në përmbytje, IGJEUM zbulon zonat më të rrezikuara
Fundjava pritet të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin ku pritet të ketë edhe përmbytje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot me reshje të shumta shiu.

Letra u është nisur prefekturave të Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorëës dhe Gjirokastrës.

Duke cituar të dhënat e IGJEUM, theksohet se në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të sjellin edhe përmbytje.

Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja.

Apeli shkon për marrjen e masave në mënyrë që të parandalohen situata të rënda.

“Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku”, thuhet në letër.
Shtuar më 25/09/2020, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori