Rrebeshe shiu e dëbore, temperaturat shkojnë nën zero në fundjavë
Pëlqej
Java që po lëmë pas është karakterizuar me një mot mjaft të mirë dhe temperatura të larta, edhe pse jemi në mes të stinës së dimrit.

Por fundjava pritet të rezervojë rikthimin e temperaturave të ulëta, të shoqëruar me reshje shiu e dëbore.

Meto Alb ka publikuar parashikimin për këtë fundjavë nga kur ndryshimet fillojnë që mëngjesin e të shtunës.

Dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësirash të shpeshta, kryesisht në zonat Lindore dhe ekstremet Veri-Jug ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Dita e diel, do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër, por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje.

Temperaturat gjatë së shtunës pritet të shënojnë rënie me disa gradë.

Edhe dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore, duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C. /albeu.com/

Shtuar më 13/01/2018, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori