"Rrapo" në Gjykatën e Strasburgut
Gjykata e Strasburgut ka kundërshtuar ekstradimin në SHBA të ish-sekretarit të Ministrisë së Jashtme në Tiranë, Almir Rrapo. Avokati i Almir Rrapos, Ardian Visha ka pohuar se Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur pezullimin e ekstradimit në SHBA për Almir Rrapon me argumentin se në Shtetet e Bashkuara 27-vjeçarit i kanoset rreziku i dënimit më vdekje.

Sipas avokatit, gjykata e Strasburgut e mori vendimin e saj në bazë të nenit 38 të Konventës ndërkombëtare e cila parashikon mosekstradimin e personave në vendet ku është në fuqi dënimi me vdekje.

Almir Rrapo akuzohet në SHBA për vrasje, trafik droge, rrëmbim personi dhe krime të tjera si armëmbajtja pa leje. Avokati i tij i ka kundërshtuar akuzat duke thënë se nuk ka prova për fajësinë e klientit të tij.

Almir Rrapo është arrestuar më 2 korrik 2010 në Ambasadën Amerikane në Tiranë kur po kërkonte vizë udhëtimi në SHBA. Në këtë kohë Rrapo ishte sekretar i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta.

Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e 27-vjeçarit në New York për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij ndërkohë qëe çështja është në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Shtuar më 13/10/2010, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori