Dalin detaje nga dëshmia në gjykatë e Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji në Shkozet.
34-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me
ngjarjen dhe nuk i njeh personat që ishin në makinë.
Redjan
Rraja: "Nuk ka lidhje me
ngjarjen ku mbeti i plagosur prokurori. Nuk i njoh personat e përfshirë,
ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë."
Rraja doli sot në orën 14:00 para Gjykatës së Krimeve të
Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë. Ai mbrohet nga dy avokatë Besnik Çerekja dhe Ilir Murati, të cilët kërkojnë lirimin.
Ndërsa Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin.
Rraja akuzohet për ‘vrasje e funksionarëve publik’, ‘ armëmbajtje pa leje' si dhe 'vrasje e mbetur në tentativë’.
"Ndaj tij janë ngritur tre akuza të
rënda dhe prokuroria kërkon "arrest me burg". Vetë ai ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje" raportoi gazetarja Keti Banushi.
Rraja u ndalua pasditen e të hënës ndërsa udhëtonte me automjetin e tij drejt Hanit të Hotit.
Mësohet se në momentin e arrestimit, Rrajës i janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona, të cilët janë dërguar për ekzaminim.
Deri tani, 34 vjeçari nuk ka pranuar që të flasë por dhe nuk ka pranuar se ka qenë i përfshirë në ngjarje duke kërkuar edhe praninë e një mbrojtësi.
Qelizat telefonike kane verifikuar se ai ka qenë afër zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe kjo ka bindur prokurorët që të kërkojnë ndalimin e tij.
Shtuar më 06/11/2019,
ora 14:12