Arrestohet Behar Bajri bashkëpuntori i Martinajt dhe Gjokës për vrasjen e Gjin Ndojit

Është arrestuar ditën e sotme në Francë Behar Bajri, i cili është bashkëpuntori dhe miku i Ervis Martinajt.

Behar Bajri një emër shumë i njohur i botës së kimit për drejtësinë shqiptare, u lirua nga burgu në vitin 2020, nga drejtësia shqiptare, pasi ishte ekstraduar nga Belgjika, ku ishte arrestuar në vitin 2019-të.

Emri i Behar Bajrit doli nga përgjimet e SKy, të cilat çuan në burg biznesmenë, dhe zyrtarë të lartë të Policisë s Shtetit.

Në këto përgjime Bajri bashkëpunon me Eris Martinajn për vrasjen e Gjin Ndojit.

Njoftimi: 

Operacioni, falë shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë franceze.

Kapet në Francë, me qëllim ekstradimin, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Në vijim të punës gjurmuese dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, mesditën e sotme, falë inteligjencës policore të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë reale të informacionit, nëpërmjet oficerëve të kontaktit të Policisë së Shtetit dhe Policisë Franceze, si dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, u bë e mundur kapja në Francë, nga Policia franceze, e shtetasit shqiptar B. B., 43 vjeç.

Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Parisin, vijojnë punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit.

Kapja e këtij shtetasi tregoi edhe një herë bashkëpunimin serioz, profesional dhe të besueshëm mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të gjurmuar, lokalizuar, kapur dhe çuar para drejtësisë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.


Shtuar 4.09.2023 19:07