Rrahu policin e i vuri tritolin Tahirit, kush është kuksiani që "tmerroi" socialistët mes Tiranës
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për Vladimir Gjutën.

Gjuta u arrestua me 10 shkurt të vitit që shkoi me një sasi të konsiderueshme parash dhe një armë zjarri shumë afër selisë së Partisë Socialiste në kryeqytet.

Në momentin e ndalimit Gjuta ka pasur në kokë një kapele "LOUIS VUITTON" dhe një çantë krahu "Gucci" të fryrë, çka e vendosi në fokusin e gardistëve.

Gjatë kontrollit fizik 40-vjeçarit iu gjet një pistoletë më një fishek në grykë si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Po kush është Vladimir Gjuta:

Vladimir Gjuta është një emër i njohur për Policinë Shqiptare. Ai është shpallur në kërkim dhe arrestuar për disa vepra penale.

Vladimir Gjuta, nga Kukësi por me banim në Tiranë, u akuzua edhe për atentatin e tritolit ndaj familjes së ish-ministrit Saimir Tahiri, konkretisht babait të tij.

Një tjetër vepër penale e tij e bujshme është dhunimi i një punonjësi të policisë rrugore, ngjarje e ndodhur në vitin 2014.

Gjuta u arrestua në dhjetor të 2014-ës pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë fyen dhe goditën për shkak të detyrës një polic rrugor pas vendosjes së gjobës për parkim të gabuar.


Shtuar më 25/01/2021, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori