Ke dëshirën për të luajtur në Camp Nou? Tani mund ta realizosh këtë gjë

Camp Nou është një nga stadiumet më të njohur në botën e futbollit dhe një ndër më të mëdhenjtë. Të ndjekësh një ndeshje në Camp Nou është një ekpseriencë e jashtëzakonshme, një adrenalinë madhështore.

Të shkelësh njëherë në barin këtij stadiumi mitik është një ëndërr, por akoma dhe më shumë të luash në të. Por tashmë t’i mund ta realizosh këtë gjë.

Stadiumi ka hapur portat për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti. Tashmë çdokush mund të luajë në Camp Nou për vlerën e 300 euro.

Ekipi mund të ketë një maksimum lojtarësh prej 18 vetash ku gjithashtu mund të marrin deri në 15 tifozë të cilët duhet të paguajnë nga 30 euro për biletën.

Kjo nuk duket një ide e keqe nga Barcelona, pasi problemet ekonomike që e kanë shoqëruar këto kohët e fundit, mund të kompesohen nga pak edhe me këtë metodë efektive, pasi prenotimet kanë filluar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.06.2022 15:59