Rrahu gruan dhe e bëri për spital, arrestohet 40 vjeçari
Mesa duket rastet e dhunës nuk kanë të ndalur.

Një 40 është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar duke bërë për spital bashkëshorten e tij 34-vjeçare.

Sipas të dhënave zyrtare specialistët për Krimet, në stacionin e Policisë Prrenjas, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. V., 40 vjeç.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, gjatë një konflikti për motive xhelozie, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.V., 34 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori